Ndërlidhjet

Izraeli fajëson shërbimet e zbulimit për 31 majin



Një raport i hartuar nga ushtria izraelite lidhur me sulmin ndaj një anije turke më 31 maj dëshmon se gabimet në mbledhjen e informacioneve nga shërbimet e zbulimit çuan në sulmin vdekjeprurës.

Gabimet e shërbimeve të zbulimit bën që ushtria të nënvlerësonte mundësinë për rezistencë të dhunshme nga ata që gjendeshin në anije.

Anija turke transportonte ndihma humanitare për palestinezët në Gaza, në përpjekje për të thyer bllokadën izraelite ndaj Rripit të Gazës. Tetë turqë dhe një turko-amerikan u vranë gjatë këtij incidenti.
XS
SM
MD
LG