Ndërlidhjet

Prishtinë: Arrestohet një këshilltar i Ministrisë së Shëndetësisë


Sot në Prishtinë është arrestuar një ish-Sekretar Permanent i Ministrisë së Shëndetësisë, i cili aktualisht punon si këshilltar në këtë ministri.

Misioni evropian për sundimin e ligjit njofton se arrestimin e ka kryer policia e EULEX-it dhe policët e Kosovës që janë pjesë e Task Forcës Anti-Korrupsion, në kontekst të një hetimi penal për shmangie tatimi.

Në deklaratë thuhet se lidhur me këtë rast janë kryer bastisje në tri lokacione në Prishtinë, përfshirë një zyrë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Bastisjet janë autorizuar nga një gjyqtar i EULEX-it i procedurës paraprake.

Bëhet e ditur se hetimet janë duke u kryer nga Policia e EULEX-it nën mbikëqyrje të zyrës së Prokurorisë Speciale.
XS
SM
MD
LG