Ndërlidhjet

SHBA: Një tjetër agjent rus në arrest


Mediat amerikane raportojnë se zyrtarët në Shtetet e Bashkuara po mbajnë të arrestuar personin e 12-të, i cili i takon rrjetit të spiunëve që u shkëmbyen pak ditë më parë.

Agjentët e FBI-së po hetonin 23-vjeçarin rus që nga vjeshta e kaluar.

Raporti vjen katër ditë pasi SHBA-të i dorëzuan Rusisë 10 agjentët rusë, në shkëmbim të katër rusëve që mbaheshin në Rusi për spiunazh në favor të vendeve perëndimore.
XS
SM
MD
LG