Ndërlidhjet

Dagestan: Vazhdon dhuna


Një kolonel i forcave policore në Dagestan është qëlluar për vdekje nga sulmues të panjohur, teska po udhëtonte me makinë. Pasagjeri tjetër ka pësuar lëndime të rënda. Policia ka nisur tashmë hetimet.

Zyrtarët policorë dhe ata të administratës lokale janë vënë në shënjestër të kriminelëve dhe militantëve jo vetëm në Dagestan, por edhe në republikat tjera ruse të rajonit të Kaukzait.

Militantët islamistë në Kaukazin Verior po luftojnë forcat ruse me vite, me qëllim të themelimit të një shteti të pavarur islamik.
XS
SM
MD
LG