Ndërlidhjet

Thaçi: Pa kompromis kundër korrupsionit


Arrestimin e këshilltarit të ministrit të shëndetësisë, Ilir Tolajt, kryeministri Hashim Thaçi e ka cilësuar si fillim të suksesshëm ndaj luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Dëshiroj të theksoj se përgjegjësia është individuale e secilit. Unë do të respektoj dhe do të punoj maksimalisht në moton zero tolerancë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar kudo dhe ndaj kujtdo qoftë”, ka thënë Thaçi.

Kryeministri kosovar ka shprehur bindjen se imazhi i vendit ndërtohet duke luftuar dukuritë negative.

“Imazhi i shtetit të Kosovës ndërtohet duke e luftuar korrupsionin. Prandaj, po ndodh lufta kundër korrupsionit, e cila nuk do të jetë e lehtë dhe nuk do të jetë e shkurtër. Do të jetë me vështirësi, e gjatë, por me sukses të plotë. Për këtë i garantoj të gjithë qytetarët”, ka thënë tha ai.
XS
SM
MD
LG