Shkencëtari bërthamor i Iranit gjendet në Shtetet e Bashkuara me dëshirën e tij, thonë autoritetet amerikane.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Filip Crowley, tha se Shahram Amiri “ka qenë në SHBA me vullnetin e tij të lirë dhe padyshim është i lirë të shkojë”.
Shahram Amiri është strehuar në seksionin për interesat iraniane në Ambasadën e Pakistanit në Uashington. Irani dhe Shtetet e Bashkuara i kanë ndërprerë marëdhëniet diplomatike pas Revolucionit Islamik të vitit 1979.
Ministri i Jashtëm i Iranit, Manuchehr Mottaki, tha se Amiri ka kërkuar kthim të menjëhershëm në Iran dhe se ai duhet të lejohet të largohet nga SHBA-të.
Zyra që merret me interesat iraniane në kuadër të Ambasadës pakistaneze në SHBA i konfirmoi Radios Evropa e Lirë se po përgatit dokumentet për udhëtimin e Amirit.
Irani ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për rrëmbimin e shkencëtarit bërthamor në Arabinë Saudite, vitin e kaluar, por SHBA-të kanë mohuar të kenë dorë në zhdukjen e tij.
Amiri ka punuar për programin bërthamor të Iranit.