Ndërlidhjet

HRW paralajmëron valë të re dhune në Kirgizi


Organizata Human Rights Watch ka paralajmëruar se paraburgimi arbitrar dhe torturimi i uzbekëve etnikë nga forcat e sigurisë në Kirgizi, mund të çojnë në një valë të re të konfiktit ndërmjet komuniteteve në këtë vend.

Në një deklaratë, HRW tha se uzbekët po arrestohen në mënyrë joproporcionale si pjesë e aksionit të qeverisë për të hetuar dhe dënuar përleshjet vdekjeprurëse të muajit të kaluar.

Organizata bën të ditur se ka dokumentuar dhjetëra raste, në të cilat njerëzit, që “dyshohet se kanë lidhje me dhunën”, janë subjekt i torturës.
XS
SM
MD
LG