Ndërlidhjet

BE mirëpret bisedimet për çështjen bërthamore


Bashkimi Evropian ka mirëpritur deklaratën e Iranit se është i gatshëm për të rinisur bisedimet për programin e tij bërthamor.

Shefja për politikë të jashtme e BE-së, Kethrin Eshton, i është përgjigjur letrës së kryenegociatorit iranian në bashkësinë ndërkombëtare, Saed Xhalili, në të cilën ky i fundit pati rekomanduar se bisedimet mund të fillojnë më 1 shtator.

Eshton tha se “programi bërthamor i Iranit duhet të jetë në qendër të bisedimeve tona, edhe pse mund të ngrihen edhe çështje të tjera”.

Vendet perëndimore dyshojnë se Irani synon prodhimin e armëve bërthamore, akuza që hidhen poshtë nga ana e Teheranit zyrtar.
XS
SM
MD
LG