Ndërlidhjet

Pakistan: 5 të vrarë, 45 të plagosur


Pesë persona kanë humbur jetën dhe mbi 45 të tjerë janë plagosur nga sulmi vetëvrasës në qarkun Svat të Pakistanit.

Shpërthimi ndodhi në një stacion autobusi në qytetin Mingora.

Talibanët kishin nën kontroll rajonin Svat dhe dy qarqet fqinje të tij deri në prill të 2009-ës, kur qeveria filloi ofensivën kundër tyre. Pas luftimeve të ashpra, që shkaktuan zhvendosjen e mbi dy milionë njerëzve, ushtria deklaroi se ka rimarrë kontrollin e zonës.
XS
SM
MD
LG