Ndërlidhjet

Siemens, aleancë me rusët


Gjiganti gjerman i teknologjisë, Siemens, ka nënshkruar marrëveshje në vlerë prej disa miliardë dollarësh me kompanitë ruse.

Siemens, pos tjerash, do të pajisë Hekurudhat e Rusisë me 240 trena rajonalë në dhjetë vjetët e ardhshëm.

Nënshkrimi i marrëveshjeve u bë në Ekaterinburg, në margjinat e takimit ndërmjet presidentit rus, Dmitri Medvedev, dhe kancelares gjermane, Angela Merkel.
XS
SM
MD
LG