Ndërlidhjet

SHBA: Jo lirim me kusht për Muhamed Rrahman



Nuk do të ketë lirim me kusht për Muhamed Shafik Rrahman, i arrestuar lidhur me sulmin e dështuar me bombë në Nju Jork në muajin maj. Rrahman nuk i ka pranuar akuzat se ka lidhje me Faizal Shahzad, autorin e tentativë-sulmit në Times Square.

Rrahman është një nga tre pakistanezët mbahen në burg për shkelje të ligjeve të migrimit, derisa po hetohen për sulmin e dështuar të 1 majit.
XS
SM
MD
LG