Ndërlidhjet

Vendet e BE-së shënojnë rritje ekonomike


Dhjetë vendet e Evropës Linodre, të cilat i janë bashkuar BE-së më 2004-ën, kanë shënuar rritje ekonomike, për të parën herë që nga fillimi i krizës globale në vitin 2008.

Lajmin e bëri të ditur Banka Botërore.

Në tremujorin e parë të këtij viti, Bullgaria, Çekia, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Polonia, Rumania, Sllovakia dhe Sllovenia kanë arritur rritje mesatare prej 0.8%, në krahasim me rënien prej 2.1% në tremujorin e fundit të 2009-ës.

Ndërsa, ekonomitë e Evropës Perëndimore janë rritur me një mesatare prej vetëm 0.6 për qind.
XS
SM
MD
LG