Ndërlidhjet

Turam: Futbollistët e kombëtares nxitën racizëm në Francë


Ish-futbollisti i kombëtares së Francës, Lilijan Turam, ka akuzuar futbollistët e kësaj kombëtareje se me sjelljet e tyre në Botërorin 2010, sërish kanë nxitur racizëm në shoqërinë franceze.

Turam ka thënë se refuzimi i futbollistëve që të stërviten pas përjashtimit të Nikolas Anelkës nga ekipi, ka pasur efekte negative në opinionin publik francez.

Ai ka thënë se tani njerëzit në Francë mund të mendojnë se “të gjitha problemet dalin nga fakti që në kombëtaren franceze ka pasur shumë futbollistë me ngjyrë”.
XS
SM
MD
LG