Ndërlidhjet

BE ndëshkon Slloveninë


Bashkimi Evropian ka ndëshkuar Slloveninë për keqpërdorim të fondeve të parapara për zhvillimin rural.

Në buxhetin e BE-së, Sllovenia duhet të kthejë 2.28 milionë euro, edhe pse autoritetet sllovene pohojnë se bëhet fjalë për një “gabim”. Ato thonë se shuma e përmendur tashmë është paguar.

Shumën më të mëdha të parave për shkak të keqpërdorimeve duhet ta kthejë Britania e Madhe (223,765 milionë euro), ndërsa pasojnë Hungaria, Gjermania, Spanja, Danimarka, Sllovenia, Austria, Finlanda, Luksemburgu dhe Sllovakia.

Komisioni Evropian është i obliguar të vërtetojë se shumat e paguara, shpenzohen në mënyrë të drejtë.
XS
SM
MD
LG