Ndërlidhjet

Eshton arrin në Ramallah


Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, ka arritur në Ramallah për bisedime me kryeministrin palestinez, Salam Fajad.

Eshton po viziton rajonin në përpjekje për të rikthyer bisedimet ndërmjet palestinezëve dhe izraelitëve. Kjo është vizita e dytë e kryediplomates evropiane në Rripin e Gazës, gjatë këtij viti.

Takimet me udhëheqësit e Hamasit nuk përfshihen në agjendën e saj.

Të dielën, Eshton do të takohet me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanjahu, dhe me zyrtarë të tjerë të këtij vendi.
XS
SM
MD
LG