Zyrtarët e Irakut thonë se numri i të vrarëve nga sulmi i sotëm vetëvrasës me bombë kundër një grupi sunit, që mbështetet nga qeveria, është 43, ndërsa i të plagosurve 40.
Sulmuesi vetëvrasës me bombë kishte marrë në shënjestër luftëtarët e grupit Sahwa në qarkun sunit Radvaniya, derisa ata pritnin për rroga.
Zyrtarët nga Ministria e Brendshme dhe ajo e Mbrojtjes, e kanë konfirmuar numrin e të vrarëve.
Luftëtarët e grupit Sahva njëherë ishin aleatë të al-Kaidës, por gjatë viteve 2006 dhe 2007 u kthyen kundër rrjetit terrorist, duke i ndihmuar forcat e Shteteve të Bashkuara.