Ndërlidhjet

Rripi i Gazës: Eshton kërkon lehtësimin e bllokadës izraelite


Shefja e politikës së jashtme e Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, gjatë qëndrimit të sotëm në Rripin e Gazës, tha se BE-ja kërkon që Izraeli ta lehtësoj bllokadën ndaj Gazës.

Duke folur para gazetarëve, ajo tha se pozicioni i BE-së është shumë i qartë dhe se njerëzit duhet të jenë në gjendje të “lëvizin lirisht ose të shohin se të mirat jo vetëm që hyjnë në Gaza, por edhe eksportohen nga Gaza”.

Zonja Eshton ka premtuar se për këtë çështje, sot më vonë gjatë ditës, do të bisedoj me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu.

Sipas saj, “opsioni më i mirë” për Gazën është që të “hapen vendkalimet tokësore”.

Aktualisht, disa anije me ndihma humanitare janë përpjekur për ta thyer bllokadën izraelite.

Një ndërhyrje vdekjeprurëse e trupave izraelite në flotën e anijeve turke me ndihma, më 31 maj, ka shkaktuar kritika të ashpra ndërkombëtare.

Kethrin Eshton nuk ka të parapara bisedime me Hamasin, i cili e qeverisë Rripin e Gazës.
XS
SM
MD
LG