Ndërlidhjet

Ugandë: Policia thotë se sulmuesit vetëvrasës i kishin vrarë 73 vetë


Policia e Ugandës beson se dy sulmues vetëvrasës kishin marrë pjesë në sulmet e fundjavës së kaluar, nga të cilat u vranë 73 vetë, që në televizor ishin duke e shikuar finalen e Kampionatit Botëror të futbollit.

Shefi i policisë, Kale Kayihura, tha sot se rikonstruktimi i ngjarjes ka sugjeruar se njëri sulmues ishte me origjinë somaleze, ndërsa tjetri ishte afrikan i zi, me origjinë të papërcaktuar.

Përgjegjësinë për sulmet me bomba më 11 korrik në Kampala, e kishte marrë grupi Shebab në Somali, që është i inspiruar nga al-Kaida.
XS
SM
MD
LG