Ndërlidhjet

Vriten gjashtë policë afganë


Gjashtë policë afganë kanë humbur jetën nga shpërthimi i bombës në jug të vendit. Autoritetet në provincën Kandahar bënë të ditur se katër zyrtarë të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda.

Askush s'e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por kryengritësit talibanë vlerësohet të jenë mjaft aktivë në këtë zonë.

Në të tjera zhvillime, NATO-ja njoftoi se një ushtar amerikan është vrarë në Afganistan, por detaje të tjera nuk janë bër të ditura ende.
XS
SM
MD
LG