Ndërlidhjet

Dënohen dy pjesëtarë të Al-Kaidës


Një gjykatë në Koblenz të Gjermanisë ka dënuar dy persona që akuzoheshin për lidhje me rrjetin e Al-Kaidës.

Omer O. është dënuar me 6 vjet burg, ndërsa Sermet I. me 2 vjet e gjysmë heqje lirie.

Dy personat u gjetën fajtorë pasi i kishin siguruar para dhe pajisje personit të identifikuar si Aleem N., që nga policia njihet si njëri nga njerëzit kryesorë të Al-Kaidës në Gjermani. Ai është dënuar në korrik të 2009-ës me tetë vjet burg.

Omer O. po ashtu është akuzuar për trafikim armësh përgjatë kufirit të Afganistanit me Pakistanin, në vitin 2006.

Gjermania ka rreth 4700 trupa në Afganistan.
XS
SM
MD
LG