Ndërlidhjet

Përfundojnë bastisjet në PTK


EULEX-i ka njoftuar se bastisjet në tetë lokacione përkitazi me çështje financiare dhe të korrupsionit, në lidhje me një licencë të telekomunikimit, kanë përfunduar.

"Gjatë këtyre bastisjeve, njësia ekzekutive e policisë së EULEX-it, në bashkëpunim me Task Forcën Anti-Korrupsion të Policisë së Kosovës, kanë marrë me vete dokumente dhe kompjuterë. Dokumentet dhe informatat e mbledhura gjatë bastisjeve do të analizohen me kujdes nga prokurorët e PSRK-së, së bashku me hetuesit e policisë", njofton misioni evropian i sundimit të ligjit.

Bastisjet janë autorizuar nga gjykatësi i procedurës paraprake i EULEX-it.

Këto hetime janë duke u zhvilluar nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale (PSRK).
XS
SM
MD
LG