Ndërlidhjet

Kabul: Mbahet konferenca ndërkombëtare për Afganistanin


Në Kabul sot për të parën herë mbahet konferenca ndërkombëtare për të ardhmen e Afganistanit.

Presidenti Hamid Karzai pritet që, nga partnerët e tij ndërkombëtarë, të kërkoj më tepër mundësi për vendosje se si do të shpenzohen miliarda dollarë.

Donatorët po kërkojnë siguri se më tepër kontroll nuk do të thotë më tepër korrupsion.

Në mesin e afro 70 përfaqësuesve ndërkombëtarë dhe 40 ministrave të jashtëm, pritet edhe pjesëmarrja e sekretares amerikane të shtetit, Hillari Klinton, dhe e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-mun.

Masat e sigurisë në Kabul para kësaj konference janë shtuar.
XS
SM
MD
LG