Ndërlidhjet

Mbahen ushtrime ushtarake SHBA-K. Jugore, Kina proteston


Admirali Mike Mullen, shef i Shtatmadhorisë së forcave amerikane, i ka mbrojtur planet për ushtrimet e përbashkëta detare të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë Jugore në Detin e Verdhë, përkundër protestës së Kinës.

Admirali Mullen tha se ushtrimet me armatën e Koresë Jugore, janë paraparë për riafirmimin e aleancës dhe dërgimin e vërejtjes për Korenë Veriore, pas fundosjes së luftanijes jugkoreane në muajin mars.

Kina ka shprehur shqetësim për luftanijet amerikane, që bëjnë ushtrime në Detin e Verdhë, ndërmjet bregdetit të saj dhe gadishullit korean.
XS
SM
MD
LG