Ndërlidhjet

Gjeliç: Pas GJND-së në Asamblenë e Përgjithshme



Zëvendëkryeministri serb, Bozhidar Gjeliq, ka konfirmuar se Beogradi do të paraqesë një propozim-rezolutë rreth Kosovës para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Gjeliç ka deklaruar se Serbia do të hartojë një dokument të baraspeshuar ku do të shprehë gatishmërinë “për të biseduar për gjithçka, përfshirë dhe statusin”.

Ky hap “do të dëshmojë fleksibilitet ndaj nevojave të komunitetit shqiptar dhe bashkësive të tjera në Kosovë“, tha Gjeliç.
Gjeliç gjatë ditës së sotme do të qëndrojë në Bruksel.
XS
SM
MD
LG