Ndërlidhjet

Hagë: Filloi seanca e apelit për rastin Haradinaj



Ka filluar në Hagë në këto momente seanca ku do të jepet vendimi i apelit lidhur me rastin Haradinaj dhe të tjerët.

Në prill të vitit 2008 Gjykata Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë vendosi se Ramush Haradinaj ishte i pafajshëm dhe u lirua nga të gjitha akuzat.

Prokuroria ka apeluar vendimin. Vendimi do të jepet sot. Momentalisht po flet përfaqësuesi i prokurorisë, i cili po thekson se dëshmitarët janë tërhequr për shkak të kërcënimeve.
XS
SM
MD
LG