Ndërlidhjet

Kinë: Mbi 700 viktima nga përmbytjet


Mbi 700 persona kanë humbur jetën, ndërsa 347 llogariten të zhdukur nga përmbytjet që kanë përfshirë Kinën.

Autoritetet kineze thonë se shirat e rrëmbyeshëm dhe rrëshqitjet e dheut kanë shkaktuar dhjetëra miliarda dollarë dëme.

Rreth 645 mijë shtëpi janë shkatërruar, përderisa përmbytjet vlerësohet të jenë më të mëdhatë në dhjetë vjetët e fundit.
XS
SM
MD
LG