Ndërlidhjet

Zhvarroset çifti diktatorial Çaushesku


Autoritetet në Rumani kanë zhvarrosur ato që besohet të jenë eshtrat e diktatorit rumun, Nikola Çaushesku, dhe të bashkëshortes së tij Elena, me qëllim të verifikimit të identitetit të tyre.

Zhvarrimi vjen pasi anëtarët e familjes dyshonin që “çifi Çaushesku është futur me të vërtetë në varrezën Ghencea të Bukureshtit”.

Pas përfundimit të analizave, trupat do të rivarrosen.

Çaushesku udhëhoqi Rumaninë me një sistem diktatorial nga viti 1965 deri më 1989, kur u rrëzua nga revolta anti-komuniste dhe u ekzekutua së bashku me gruan e tij.
XS
SM
MD
LG