Ndërlidhjet

Serbi: Vekariq e mirëpriti vendimin e Hagës për Haradinajn


Zëvendës prokurori i Serbisë për krime të luftës, Bruno Vekariq, e ka përshëndetur vendimin e Dhomës së Apelit në Tribunalin e Hagës, për rigjykimin e pjesërishëm të Ramush Haradinajt, Lah Brahimajt dhe Idriz Balajt.

Vekariq ka vlerësuar se ky vendim paraqet “fitore të madhe për kryeprokurorin Serge Brammertz dhe ekipin e tij, në luftën e tyre për të drejtat e viktimave”.

Beogradi shpeshherë e ka akuzuar Gjykatën e Hagës për njëanshmëri, pasi pjesa më e madhe e të akuzuarve të Tribunalit ishin serbë.

Raportohet se vendimi për rigjykim të pjesërishëm është i pari i këtij lloji në veprimtarinë 17 vjeçare të Tribunalit të Hagës.
XS
SM
MD
LG