Ndërlidhjet

OVL e Dukagjinit: Vendimi i Apelit - politik


Vendimi i papritur i Dhomës së Apelit, për paraburgimin e Haradinajt, Brahimajt dhe Balajt, është shokues, thuhet në deklaratën e Organizatës së Veteranëve të Luftës në rajonin e Dukagjinit.

"Megjithatë, besojmë në lirimin e tyre, ngase pranë këtij organi të drejtësisë ndërkombëtare është dëshmuar pafajësia, e cila ka pasuar edhe me lirimin e liderit Haradinaj. Ky vendim, vetëm një ditë para atij të GJND-së, nuk mund të shpjegohet ndryshe, pos edhe në një veprim shtesë të presionit ndaj Kosovës, madje edhe të dyshimit të largimit të Haradinajt nga skena politike e vendit", thuhet në deklaratë.

"Po të vazhdojë mbajtja e tij në paraburgim, një vendim i tillë nuk mund të trajtohet ndryshe pos një vendim politik, i cili, pos qëllimeve të tjera, synon edhe përdhosjen e vlerave të luftës së UÇK-së. Jemi jashtëzakonisht të befasuar me vendimin e sotëm, kjo është diçka që nuk kemi mundur ta parashohim, posaçërisht duke pasur parasysh lirimin e tij të pamëdyshje dhe unanim të para dy vjetëve".

"Të gjitha arsyet janë në anën tonë dhe këmbëngulim në tërheqjen e këtij vendimi të papritur dhe të paprecedentë në praktikat e drejtësisë ndërkombëtare", theksohet mes tjerash në deklaratën e Organizatës së Veteranëve të Luftës në rajonin e Dukagjinit.
XS
SM
MD
LG