Ndërlidhjet

Medvedev: BE të liberalizojë vizat për Rusinë


Presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian të liberalizojë vizat për qytetarët rusë.

Duke folur gjatë vizitës në Finlandë, Medvevev tha se udhëtimi i lirë është i domosdoshëm për zhvillimin e marrëdhënieve Rusi-BE.

Rusia kërkon me vite udhëtimin pa viza në bllokun 27-anëtarësh, por ky i fundit thotë se dhuna në rajonin e Kaukazit është arsye për t’i mbajtur kontrollet kufitare.
XS
SM
MD
LG