Ndërlidhjet

Afganistan: Vritet një ushtar danez


Një ushtar danez ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime të rënda nga shpërthimi i bombës në provincën Helmand të Afganistanit.

Shtabi i përgjithshëm i kontingjentit danez tha se shpërthimi ndodhi teksa ushtarët po patrullonin në afërsi të bazës Budven.

Rreth 750 ushtarë të Danimarkës, si pjesë e forcave ndërkombëtare të NATO-s, shërbejnë në Afganistan. Ata janë të pozicionuar kryesisht në provincën Helmand.
XS
SM
MD
LG