Ndërlidhjet

OSBE rrit praninë në Kirgizi


Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë do të dërgojë një grup këshillues në Kirgizi.

Ai do t’u ndihmojë autoriteteve kirgize në uljen e tensioneve ndëretnike si dhe në forcimin e kapaciteteve të forcave të rendit.

Vendimi parasheh fillimisht dërgimin e 52 oficerëve të policisë ndërkombëtare. Ata do të jenë të paarmatosur dhe nuk do të kenë kompteneca ekzekutive policore.

Përleshjet ndërmjet kirgizëve etnikë dhe grupeve uzbeke gjatë muajit të kaluar lanë mbi 300 të vdekur dhe 400 mijë të tjerë të zhvendosur.
XS
SM
MD
LG