Ndërlidhjet

Obama nënshkruan ligjin e ri për rregullativën financiare


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, ka nënshkruar ligjin me të cilin kërkohet revidimi më i gjithanshëm i rregullave financiare nga koha e Depresionit të madh ekonomik, me qëllim të mbrojtjes së miliona klientëve dhe kufizimit të dështimeve të Vol Stritit (Wall Street) që mund të shënoj recesion të ri.
Nënshkrimi ka shënuar përfundimin e debatit dy vjeçar rreth shmangies së përsëritjes së krizës financiare nga viti 2008.
“Në sajë të këtij ligji, nga amerikanët më kurrë nuk do të kërkohet që të paguajnë për dështimet e Vol Stritit”, ka deklaruar presidenti Obama.
Presidenti Obama ka konkluduar se ligji i ri ofron “mbrojtjen më të fuqishme financiare për konsumatorët në historinë e SHBA-ve”.
XS
SM
MD
LG