Ndërlidhjet

OKB: Pa hapa provokativë pas GJND-së


Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Bak Ki-mun, ka tërhequr sot vërejtjen kundër çfarëdo hapave “provokativë”, pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, se pavarësia e Kosovës ishte legjitime.

“Sekretari i përgjithshëm kërkon nga të gjitha palët, t’u shmangen çfarëdo hapave, që mund të shihen si provokues dhe që e shkatërrojnë dialogun”, tha Martin Nesirky, zëdhënës i zotit Ban Ki-mun.

Sekretari i përgjithshëm da ta dërgoj vendimin e GJND-së për Kosovën, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila kishte kërkuar mendimin e gjykatës për pavarësinë e Kosovës, në mënyrë që ajo të përcaktoj se si do të veproj mëtutje në këtë çështje.
XS
SM
MD
LG