Ndërlidhjet

Shqipëri: Vendimi i GJND-së për Kosovën – historik


Zyrtarët më të lartë dhe liderët politikë të Shqipërisë e kanë përshëndetur vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën.

Kryministri Sali Berisha tha se vendimi i GJND-së është historik dhe se “Gjykata e Hagës u garantoi qytetarëve të planetit se pavarësia e Kosovës është në frymën e plotë të së drejtës ndërkombëtare”.

Presidenti Bamir Topi theksoi se “vendimi i GJND-së është një hap i rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës”.

Lideri i opozitës, Edi Rama, tha se sot “ishte dita e dytë më e lumtur për Kosovën”.
XS
SM
MD
LG