Ndërlidhjet

Hejg: Pas GJND-së debati për statusin e Kosovës ka përfunduar


Britania e Madhe ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën dhe ka ftuar vendet që nuk kanë njohur Kosovën të bëjnë një gjë të tillë.
“Kosova funksionon si shtet i pavarur dy vjet e gjysmë. Inkurajojmë të gjitha vendet që të njohin pavarësinë e Kosovës. Kosova është rast unik dhe nuk paraqet precedent”, ka deklaruar ministri i Jashtëm britanik Uilijam Hejg.
“Britania e Madhe fuqishëm beson se statusi i Kosovës si shtet me territorin e definuar në kufijtë e tashëm, paraqet forcë pozitive stabiliteti për Ballkanin perëndimor”, thuhet në deklaratën e shefit të diplomacisë britanike.
“Ftojmë Kosovën dhe Serbinë të shfrytëzojnë rastin që të pajtohen dhe të bëhen fqinjë të mirë”, thotë Uilijam Hejg dhe shton se “Kosova dhe Serbia duhet të përqendrohen në etapat e ardhshme në përparimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.
“Procedura ligjore para GJND-në ka përfunduar. Kjo do të thotë edhe fund i debatit për statusin e Kosovës”, thuhet pos tjerash në deklaratën e ministrit të Jashtëm britanik, Uiliam Hejg.
XS
SM
MD
LG