Ndërlidhjet

Uestervelle: Kosova s’krijon precedent


Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Uestervelle, tha se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë sqaron se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte unike dhe nuk krijon precedent për rajonet separatiste në botë.

Ai i bëri këto komente në Nikozi të Qipros, ku po qëndron për vizitë zyrtare.

Shefi i diplomacisë gjermane tha se vendimi i GJND-së “nuk është vendim për shtetet apo rajonet e tjera të botës”.

Qiproja është një nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG