Ndërlidhjet

Bukuresht: Rumania s’do ta njohë Kosovën


Rumania nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, pavarësisht vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i cili mbështet shkëputjen e Kosovës nga Serbia, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme rumune.

“Ministria ripohon qëndrimin e saj, të shprehur vazhdimisht në vitet e fundit, se nuk do ta njohë Kosovën si shtet të pavarur”.

“Ne respektojmë ligjin ndërkombëtar dhe Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, por kjo e fundit e ka trajtuar ‘shumë ngushtë’ çështjen”, thuhet në deklaratë.

Bukureshti po ashtu u bëri thirrje Prishtnës dhe Beogradit “të rifillojnë dialogun për të gjetur një zgjidhje që korrespondon me interesat e të dyja palëve dhe që siguron stabilitet dhe të ardhme evropiane për rajonin”.
XS
SM
MD
LG