Ndërlidhjet

Rusia e gatshme për bisedime me NATO-n


Rusia është e përgatitur për të rivendosur bashkëpunimin ushtarak me NATO-n. Këto marrëdhënie u ndërprenë dy vjet më parë për shkak të konfliktit në Gjeorgji.

Agjencia Interfax citon shefin e shtabit të forcave të armatosura ruse, gjeneralin Nikolai Makarov, të ketë thënë se “Rusia është e gastshme të diskutojë kërcënimet ndërkombëtare të sigurisë në kohërat moderne, sikurse edhe zgjidhjet e pranueshme për problemet e grumbulluara”.

Makarov i bëri këto komente pas takimit me kryetarin e komitetit ushtarak të NATO-s, admiralin Gjanpaulo di Paola, në Moskë.
XS
SM
MD
LG