Ndërlidhjet

Ahtisari uron Sejdiun


Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, e kanë uruar personalitete dhe burrështetas botërorë për mendimin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Një komunikatë për media e Zyrës së Presidencës bën të ditur se ish-presidenti i Finlandës, Marti Ahtisari, përmes telefonit ka siguruar Sejdiun se ai do të përkrahë edhe më tej afirmimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës kudo në botë.

“Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se mendimi i GJND-së i heq të gjitha dilemat që ndokush mund t’i ketë pasur për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe u hap udhë njohjeve të reja”, thuhet në komunikatë.

Sejdiun e ka uruar edhe presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviq, dhe ambasadori amerikan, Frenk Vizner.
XS
SM
MD
LG