Ndërlidhjet

K. Veriore: Kërcënim atomik kundër SHBA-ve dhe K. Jugore


Koreja Veriore është kërcënuar se do ta përdorë atë që ajo e quajti “zmbrapje bërthamore” në përgjigjje ndaj ushtrimeve të përbashkëta ushtarake nga aleatët, Koreja Jugore dhe Shtetet e Bashkuara.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Koresë Veriore i transmeton fjalët e Komisionit Kombëtar Mbrojtës në Phenian, se ushtria e Koresë Veriore është e gatshme ta përdorë “zmbrapjen atomike” dhe të zhvilloj “luftë të shenjtë” kundër ushtrimit SHBA-Koreja Jugore.

Më hjerët këtë javë, Pheniani ka tërhequr vërejtjen se do të përdorë “përgjigjje fizike” ndaj ushtrimeve ushtarake SHBA-Koreja Jugore, që fillojnë nesër në gadishullin korean.
XS
SM
MD
LG