Ndërlidhjet

SHBA: Gjenerali McChrystal, pas shkarkimit, në penison


Ish komandanti i lartë amerikan në Afganistan, Staley McChristal, që ishte shkarkuar për shkak të komenteve të tij kritike ndaj liderëve civilë të Shteteve të Bashkuara, është pensionuar në një ceremoni ushtarake në Fort McNair afër Uashingtonit.

Gjenerali McChrystal është përcjellë me nderimet e plota ushtarake, në ceremoninë e djeshme, ku ishin të pranishëm edhe sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gejts, dhe ambasadori i Afganistanit në Shtetet e Bashkuara, Said Tajeb Jawad.
XS
SM
MD
LG