Ndërlidhjet

Dagestan: Janë vrarë 3 oficerë të lartë rusë


Agjencitë ruse të lajmeve dhe televizioni shtetëror kanë raportuar se pesë vetë janë vrarë nga sulmet e militantëve në Dagestan, përfshirë edhe tre oficerë të lartë rusë.

Sulmi ndodhi mbrëmë vonë në qytetin Bujnaksk, në perëndim të kryeqytetit Makhachkala.

Moska e ka zhvilluar një luftë këmbëngulëse kundër militantëve islamikë në Kaukaz, nga e cila, gjatë disa viteve të kaluara, në Çeçeni, Dagestan dhe Ingusheti, janë vrarë shumë njerëz.
XS
SM
MD
LG