Ndërlidhjet

Irani i tërheq vërejtjen BE-së


Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të heqë dorë nga sanksionet kundër Teheranit, sepse, në të kundërtën, ky i fundit “do të reagojë me shpejtësi”.

Deklaratat e tij vijnë një ditë para takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, ku pritet të miratohen sanksione të ashpra kundër industrive iraniane të gazit dhe të naftës.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka aprovuar raundin e katërt të sanskioneve kundër Iranit më 9 qershor. Masat ndëshkuese kanë për qëllim të nxisin Teheranin që t’u kthehet bisedimeve në lidhje me programin e pasurimit të uraniumit.

Perëndimi ka dyshime se Irani synon prodhimin e bombës atomike. Teherani i hedh poshtë këto akuza.
XS
SM
MD
LG