Ndërlidhjet

Bisedimet BE-Iran në shtator


Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, tha se Irani mund të zhvillojë bisedime me Bashkimin Evropian, lidhur me programin e tij bërthamor, në fund të muajit të Ramazanit, përkatësisht në javën e dytë të muajit shtator.

Ai i bëri këto komente në Stamboll, pas takimit me homologun iranian, Manouçer Motaki, dhe atë brazilian, Celso Amorim.

Davutoglu tha se Irani do t'i dërgojë një letër Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike, për të kërkuar një fillim tjetër të bisedimeve teknike lidhur me zbatimin e marrëveshjes për karburantin bërtahmor, që ishte ndërmjetësuar nga Turqia dhe Brazili.
XS
SM
MD
LG