Ndërlidhjet

SHBA: Kritikohet publikimi i informatave për Afganistanin


Shtetet e Bashkuara fuqishëm e kanë dënuar zbulimin e informatave të fshehta për luftën në Afganistan.

Këshilltari për siguri komnbëtare, Xhejms Xhons, tha se kjo mund t’i rrezikoj jetët dhe mund ta kërcënoj sigurinë kombëtare.

Vlerësohet se afro 92 mijë dokumente sekrete të ushtrisë amerikane për luftën në Afganitsan, janë paraqitur në internet nga faqja Wikileaks.

Pastaj ato janë publikuar në Nju Jork Tajms.

Në dokumente thuhet se përfshihen vrasje të paraportuara të civilëve afganë dhe operacionet sekrete të forcave speciale të Shteteve të Bashkuara kundër liderëve talibanë.
XS
SM
MD
LG