Ndërlidhjet

Sarkozi konfirmon vdekjen e pengut francez


Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, ka konfirmuar se pengu francez, Mishel Germaneu, është vrarë në Afrikën sub-Sahariane nga dega e Al-Kaidës në Afrikën Veriore.

Pas takimit urgjent të sigurisë me disa nga ministrat e tij, Sarkozi tha se "Franca do të hakmerret për vrasjen që ndodhi më 24 korrik".

Dega e al-Qaedas në Afrikën Veriore ka njoftuar se Germaneu, 78-vjeçar, është vrarë në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e 6 pjesëtarëve të saj në operacionin e ushtrisë së Mauritanisë, të kryer me mbështetjen franceze.

Sarkozi tha se ka udhëzuar ministrin e Mbrojtjes dhe atë të Jashtëm për të ndërmarrë masa që do të përgatisnin reagimin e Francës.
XS
SM
MD
LG