Ndërlidhjet

"Reporterët pa Kufij" dënojnë sulmin ndaj Pançiqit


"Reporterët pa Kufij" kanë dënuar "sulmin brutal" ndaj gazetarit të javores "Vreme", Teofil Pançiq. Organizata ka bërë thirrje për hetime që do të çonin në arrestimin e autorëve të sulmit.

Pançiq, njëherësh kolumnist i Radios Evropa e Lirë në gjuhën serbe, është sulmuar me shufra metali të shtunën mbrëmje në Zemun.

Policia ka nisur hetimet për sulmin që ndodhi në autobus.
XS
SM
MD
LG