Ndërlidhjet

Parlamenti serb miraton rezolutë për Kosovën



Parlamenti serb miratoi rezolutën për Kosovën ku thuhet se Serbia nuk do ta njohë Kosovën si dhe mbështeti nismën e qeverisë për të kërkuar në Kombet e Bashkuara bisedime të reja rreth Kosovës. Pas një debati që zgjati rreth 12 orë rezoluta u miratua me 126 vota për, 26 kundër dhe dy abstenime.

Debati rreth Kosovës u zhvillua në seancën e jashtëzakonshme të Parlamentit të Serbisë, pas vendimit të GJND-së, sipas së cilit shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur ligjin ndërkombëtar.

Megjithë vendimin e GJND-së, Beogradi do të vazhdojë me kërkësën për bisedime.
XS
SM
MD
LG