Ndërlidhjet

Obama: Dokumentet s'kanë zbuluar informacione të reja


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, shprehu shqetësimin se zbulimi i dokumenteve sekrete ushtarake mund të rrezikojë jetët e njerëzve dhe operacionet. Megjithatë, ai tha se gazetat nuk kanë zbuluar informacione të reja, të cilat nuk kanë qenë pjesë e debatit publik.

"Derisa unë jam i shqetësuar në lidhje me zbulimin e informacioneve të ndjeshme, që potencialisht mund të rrezikojnë individët apo operacionet, fakt është që këto dokumente nuk zbulojnë ndonjë çështje, me të cilën nuk është informuar publiku në debatet tona për Afganistanin", tha Obama në reagimin e parë publik që nga nxjerrja e rreth 91 mijë dokumentave sekrete ushtarake në faqen e internetit Wikileaks.
XS
SM
MD
LG